Mbeten pa ujë të pijes disa zona të Prishtinë dhe Graçanicës

21 qershor 2020 | 23:48

Zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, lagjja e Spitalit, Veterniku, Mati 1, Hajvalia dhe Graçanica kanë mbetur pa ujë sonte për shkak të një ndërhyrje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.

“Ndërhyrja ilegale në rrjetin e ujësjellësit nga persona të papërgjegjshëm, sot në Hajvali, duke mos i menduar pasojat që shfaqen në çrregullimin e sistemit të furnizimit me ujë, ka bërë që sonte rreth orës 21:30 të shkaktohen dëme në gypin magjistral Badoc- Prishtinë”, njofton “KRU Prishtina”.

Në njoftim thuhet se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe se po punohet për sanimin e dëmit, për të cilin thuhet se është i konsiderueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot…