Mbi 100 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Klinikën Infektive, 4 në gjendje të rëndë

28 qershor 2020 | 17:34

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike të Kosovës (QKUK), Lindita Ajazaj-Berisha, ka bërë me dije se në këtë klinikë janë të shtrirë 110 pacientë të prekur nga Covid-19.

Ajo ka thënë se prej tyre, gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.

Ajo ka thënë se përveç Klinikës Infektive, pacientë me Covid-19 ka të shtrirë edhe në Klinikën e Pulmologjisë.

“Normal me rritjen e numrit të rasteve ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë klinikë i kemi 110 raste të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar. Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si Covid-19 pozitiv për shkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive. Ka rate të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët”, ka thënë ajo për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i…