Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi

19 shkurt 2020 | 11:45

Dymijë e katër njerëz kanë gjetur vdekjen deri tani nga koronavirusi sidomos në Kinë.

Edhe Hong Kongu ka regjistruar së fundmi vikamën e dytë që nga përhapja e virusit të rrezikshëm që tani quhet ‘Covid-19’.

Komisioni kinez i shëndetësisë konfirmoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është mbi 150.

Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 74 mijë e 185.

Megjithatë, ka edhe lajme të mira pasi vetëm në 24 orët e fundit spitalin e Hubeit e kanë lënë plot 1266.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme i…