Mbi 200 mijë qytetarë përfituan nga investimet e KEDS-it në vitin 2019

28 shkurt 2020 | 15:11

Mbi 200 mijë qytetarë kanë përfituar direkt nga investimet e KEDS-it të kryera gjatë vitit 2019.

Sipas njoftimit për media nga KEDS, ky vit ka qenë periudha me më së shumti realizime të projekteve investuese në nivel të Kosovës, që nga fillimi i operimit të kompanisë. “Fokusi i investimeve ishte në lokalitetet ku gjendja e trashëguar e rrjetit distributiv ishte në gjendje më të rëndë. Specifikisht, numri më i madh i projekteve u relaizua në Podujevë, Drenas, Prishtinë, Ferizaj, Deçan, Fushë- Kosovë dhe Gjakovë. KEDS-i në këto rajone ka zbatuar projekte të mëdha investive që drejtpërdrejt ndikojnë në furnizim kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këto anë. Rrjeti elektrik në këto lokalitete tashmë ka pamje tjetër, në standardet më të larta”, është thënë në këtë njoftim.

Kostoja totale e realizimit të këtyre projekteve kap shifrën 16,6 milionë euro, prej tyre mbi 11 milionë euro janë për tensionin e ulët dhe mbi 5,5 milionë euro për tensionin e mesëm. “Kjo shumë ka bërë që të shtrihen mbi 1200 kilomentra rrjet të ri të të gjitha llojeve të rrjetit distributiv, duke përfshirë edhe vendosjen e afro 400 trafove. KEDS-i që nga privatizimi i distribucionit ka bërë shumë investime në sistemin e rrjetit elektrik në Kosovë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në cilësinë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike. KEDS-i ka marrë përsipër që për 15 vjet të investojë 300 milionë euro”, është theksuar në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i për gjashtë vjet ka investuar 146 milionë euro. Ka realizuar 714 projekte investive në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm dhe 816 projekte në përforcimin e rrjetit dhe mirëmbajte. Gjatë kësaj periudhe përfituan direkt 140 mijë konsumatorë apo mbi gjysmë milioni qytetarë të Kosovës.

 

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për…