Të hënën mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën

28 shkurt 2020 | 15:06

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.

Me këtë rast, Kryesia ka marrë vendim që kjo seancë të mbahet të hënën, më 2 mars. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga AAK-ja, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për këtë kërkesë, janë mbledhur 41 nënshkrime. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme qoftë me kërkesë të 1/3 të deputetëve, qoftë me kërkesë të presidentit.

Seanca e jashtëzakonshme do të jetë me fillim prej orës 11:00. Po ashtu, Kuvendi do të mbajë seancë  edhe me 5 dhe 9 mars, për epopenë e UÇK-së, respektivisht për ditën e gruas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e ka fituar përballjen me Drenicën (4-1), e cila…