Mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 6 tetorit

16 shtator 2019 | 19:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka njoftuar se 42 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes postës dhe shërbimeve tjera të votuesve.

Ai ka thënë se 5 mijë aplikues janë nga posta, teksa ka bërë me dije se mbi 5 900 persona kanë kërkuar të ndryshojnë qendrën e votimit, por që ende asgjë nuk është vendosur në këtë drejtim.

“Kemi futur në sistem të gjitha aplikacionet që kanë arritur përmes email, postës fax-it dhe në total është numri 42 mijë e 300 për të cilët do të bëhet vlerësimi i zotësisë juridike. Po ashtu, ka mundësi që të përfshihen dublikate apo shënime të dyfishta që kanë dërguar më shumë se një aplikacion, pra sistemi jonë i nxjerr si të tilla dhe pastaj procedohet vetëm me nga një. Po ashtu, edhe në procesim janë aplikacionet që kanë arritur përmes postës dhe diku numri i tyre është rreth 5 300. Besojmë që gjatë dy ditëve të ardhshme do të përfundohen këto procedura”, ka thënë Halimi.

KQZ-ja ka certifikuar si vëzhgues të zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit edhe 737 vëzhgues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka…