Mbi 61 mijë raste të reja me Covid në Turqi

20 prill 2021 | 23:30

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 61 mijë e 28 raste me COVID-19 teksa numri i përgjithshmë i viktimave ka arritu në 4.38 milionë të infektuar.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 36 mijë e 613, me 346 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, shkruan Anadolu.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 55 mijë e 592 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në pothuajse 3.8 milionë të të shëruarve.

Shifrat e fundit tregojnë se 3 mijë e 375 pacientë te prekur nga COVID-19 aktualisht janë në gjendje kritike.

Për t’u përballur me rastet dhe viktimat në rritje, me rastin e muajit të Ramazanit nga e mërkura e kaluar autoritetet kanë vendosur masa të veçanta për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë një shtetrrethim nga ora 7 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve që do të mund të ofrojnë vetëm shërbime të “shpërndarjes” ose “merr me vete”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë dhe bizneset familjare të deputetes Adelina Grainca e…