Mbi 7 milionë turistë e vizituan Shqipërinë gjatë 2022-s
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale statistikat lidhur me numrin e turistëve të huaj që vizituan vendin Shqipërinë.
Ajo u shpreh se “vitit 2022, nuk ishte vetëm viti me numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, por me një fluks edhe në muajt e dimrit, shenjë e mirë drejt turizmit gjithëvjetor”.
Kumbaro theksoi se, 7,5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022.
Sipas saj, kaq ishin vizitorët e huaj që i besuan Shqipërisë pushimet e tyre, ose 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin.
Ministrja vuri në dukje se krahas fluksit në rritje të vizitorëve, interesante ishin të dhëna edhe për sa i takon gjeografisë apo shteteve nga erdhën turistët.