Mbillen 30 fidanë në hapësirat e Universitetit “Hasan Prishtina”

23 prill 2019 | 12:35

Kampusit universitar “Hasan Prishtina” i janë shtuar rreth tridhjetë fidanë, të cilët janë mbjellë nga organizata “Let’s do it Kosova” në bashkëpunim me rektoratin e këtij universiteti dhe komunën e Prishtinës.

Në kuadër të këtij organizmi, e gjithë hapësira përreth është pastruar nga mbeturinat dhe është bërë thirrje që nga ky vend i dijes të vetëdijesohen gjithë qytetarët tjerë për rëndësinë e mjedisit.

E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të Javës së Tokës që shënohet për të ruajtur dhe pastruar mjedisin.

Pikërisht organizata që shërben për këtë qëllim në Kosovë, “Let’s do it Kosova”, përmes përfaqësuesit të tyre, Besnik Shabiu u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm për të ruajtur ambientin në Kosovë.

Ai gjithashtu ka thënë se ky do të jetë aksioni i fundit në këtë kampus, sepse sipas tij ky duhet të jetë vendi i fundit që duhet të pastrohet, por që duhet nga ky vend i dijes t’iu bëhet thirrje të gjithëve për pastrim.

Të njëjtën kërkesë e kishte dhe prorektorja Myrvete Badiviku, e cila është shprehur se kjo ditë është simbolike dhe në kuadër të kësaj ata janë organizuar që të pastrohet dhe mbjellën fidanë brenda Kampusit universitar, “Hasan Prishtina”.

Ndërsa, Fatbardha Mehmetukaj nga Komuna e Prishtinës, ka bërë me dije se do të mbillen tridhjetë fidanë dhe se në këtë formë do të vazhdojnë dhe ditëve në vazhdim. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit shqiptar, Altin Lala, i ka dhënë këshilla…