MBP-ja pranon 80 komente për Projektligjin për Pagat

27 tetor 2022 | 13:05

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bardhyl Dobra, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Dobra ka thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e administratës shtetërore.

“Në vitin 2018 qeveria e atëhershme e ka miratuar një pako me tre projektligje, dhe pasi është dërguar në Kushtetuese, i njëjti është kthyer mbrapa. Shumë çështje tjera janë ngritur në Raportin e vendit, nga OJQ të ndryshme vendore e ndërkombëtare”.

“Me këto dy projektligje jo vetëm që po mundohemi të gjejmë zgjidhje në problemin e prezantuar nga raporti i progresit. Të dyja këto ligje i kemi nxjerrë ne diskutim publik që të japin komentet e tyre”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Më tutje, ai ka bërë me dije se për Projektligjin për Pagat janë pranuar 80 komente.

“Të dyja llojet e diskutimeve kanë dëshmuar se ka interes që të jenë të mira dhe të rregullohen problemet e administratës. Në fakt ky la qenë qëllimi i kësaj qeverie që të kryhen reformat në administratë publike”.

“Rritje pagash të pa analizuara mirë dhe jo me ligj. Një prokuror në Prokurorinë Themelore e ka pagën më të lartë sesa një mjek. Një vozitës në institucione e ka pagën më të lartë sesa një mjek”.

“Po kalojmë një qindra lloj shtesash në vetëm 10 lloje. Përmes këtyre veprimeve, ne po sjellim transparencë e llogaridhënie”, ka thënë Dobra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari…