Mbrëmje zhgënjyese për pretendentët në NBA  

11 janar 2022 | 13:33

Ekipi kampion i Milwaukee është mundur 103-99 nga Charlotte, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Për vendasit u dallua Rozier me 27 pikë, duke i bërë të pavlefshme 53 piktë e dyshes Middleton-Antetokounmpo.

Humbet edhe skuadra e Utah jazz, që u mund 126-116 nga Detroiti. Bey dhe Cunningham realizuan nga 29 pikë secili për Pistonsi, ndërsa 31 pikët e Mitchell për Jazzin mbetën për statistikë.

Mbrëmje zhgënjyese edhe për Brooklyni, që u mund 114-108 nga Portlandi. Duranti realizoi 28 pikë e 1o rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Portlandi të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Milwaukee    103-99
Detroit – Utah Jazz          126-116
Boston – Indiana             101-98
New York – San Antonio 111-96
Houston – Philadelphia   91-111
Portland – Brooklyn        114-108
Sacramento – Cleveland 108-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i “Meka”, Burim Piraj, është ankuar se Ministria e…