Mbretëresha e ‘pëlqen’ Meghan Marklen

24 shtator 2019 | 11:01

Mbretëresha mund të ketë një të preferuar të ri. “Mbretëresha e pëlqen Meghanin”, ka thënë historiani David Starkey për Richard Eden të “Daily Mail” në një festë.

“Mbretëresha i bëri menjëherë ambasadorë atë dhe Harryn për punë të jashtme, që është e vetmja gjë për të cilën Mbretëresha interesohet me të vërtetë”.

Me gjithë vlerësimin e favorshëm, Starkey tha se e kaluara e Markles si një aktore televizive amerikane është diçka kundër saj në sytë e familjes mbretërore.

Problemi është se ajo ka sjellë edhe famën me vete prej Hollywoodit, por Meghani nuk është e vetmja anëtare e Mbretërisë që është në qendër të vëmendjes.

“Diana, po ashtu, sillej si një person i famshëm”, ka thënë Starkey, duke shtuar se ngjashmëria me vjehrrën e saj të ndjerë ka mundur ta tërheqë Princin Harry për ish-aktoren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jharrel Jerome ka pranuar çmimin e tij të parë Emmy.…