Mbyllen katër bastore e kazino në Ferizaj

31 maj 18:37

Inspektorët e Komunës së Ferizajt ka kanë mbyllur katër bastore dhe kazion në këtë komunë.

“Ekipi i inspektorëve komunalë dhe anëtarë tjerë të Komisionit Komunal kanë vazhduar vizitat në terren për të verifikuar zonat ku ushtrojnë veprimtarinë këto lokale përgjatë rrugëve ‘Brahim Ademi’, ‘Ejup Statovci’ dhe një në fshatin Greme. Kontrolli ka rezultuar me mbylljen e katër lokaleve, bastore dhe kazino të cilat nuk kanë përmbushur kushtin ligjor të respektimit të distancës ndërmjet tyre dhe objekteve të rëndësisë publike, mungesës së dokumentacionit sanitar, mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe kushteve tjera të parapara në ligjin përkatës në fuqi që rregullon veprimtarinë e lojërave të fatit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Një aksion i tillë ka filluar para disa ditësh dhe atë pas vendimit të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, kanë thënë…