Mbyllet thirrja për subvencionim për izolim të shtëpive

20 gusht 2023 | 13:58

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka bërë me dije se është mbyllur aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Në njoftim  e Fondit të Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё është  thënë vetëm brenda 13 dite janë pranuar mbi 2000 aplikime, derisa thuhet se të njëjtat janë duke u shqyrtuar.

“Në vetëm 13 ditë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka pranuar mbi 2000 aplikime të cilat përmbushin buxhetin e paraparë për projektin ‘Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit’. Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve te pranuara”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se FKEE së shpejti do të informojë qytetarët për thirrje të reja.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inter Miami ka arritur që të fitojë trofeun e “Leagues…