Moti i ‘çoroditur’ endet nëpër Evropë. Gjermania ‘zbardhet’ nga bora në mes të verës, Spanja dhe Franca luftojnë me flakët! Italia, Kroacia dhe Sllovania përmbyten

06 gusht 2023 | 18:32

Moti i ‘çmendur’ endet nëpër Evropë.

Ndërkohë që Spanja dhe Franca po luftojnë me flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi në një pjesë të madhe të territorit, Gjermania është zbardhur nga breshëri.

Në Gjermani ka rënë sasi e madhe breshëri deri në 30 centimetra, duke nxjerrë ekipet e pastrimit të dëborës për të pastruar rrugët e bllokuara.

Situatë problematike është regjistruar dhe në Slloveni, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet kanë lënë të vdekur të paktën tre persona, ndërsa shumë të tjerë u evakuuan.

Në qytetin e Ljubno, lumi rrëmbeu shtëpitë dhe shkaktoi rrëshqitje të mëdha dheu. Rajoni Koroska në Slloveninë veriore, në kufi me Austrinë, u godit më rëndë, dhe urat e rrugët u shkatërruan. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike u ndërpre në disa zona, duke lënë në errësirë rreth 16,000 familje.

Nga ana tjetër, një stuhi breshëri ka goditur Beogradin pasditen e sotme, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qëndrore të kryeqytetit serb. Stuhia u shoqërua nga erëra të forta dhe shi, si dhe nga një rënie e madhe në temperatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Universitetit të Prishtinës, se profesorëve u ndalohet…