McAllisteri: Negociatat me Shqipërinë, në interesin e vet BE-së

04 dhjetor 2018 | 14:30

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i të gjithë rajonit drejt Bashkimit Evropian (BE) i shërben jo vetëm rajonit, por është në interes edhe të vet BE-së.

Kështu ka thënë kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, gjatë takimit në Bruksel me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Ndërsa, ministri Bushati e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi edhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019, raporton “TCh”.

Bushati e ka njoftuar McAllisterin me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare, me fokus Reformën në Drejtësi, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i vettingut.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq sot është në krye të futbollit botëror, por…