Më 1 dhjetori nis faza përgatitore në NBA

30 nëntor 2020 | 18:01

Përmes një buletini me 134 faqe, NBA ka zyrtarizuar nisjen e fazës përgatitore për sezonin 2020-2021 duke nisur nga data 1 dhjetor.

Stërvitjet do të jenë më së shumti individuale ose maksimumi deri në 4 lojtarë (edhe 4 staf) dhe ato do të kryhen në qendrat stërvitore të skuadrave. Të gjithë do të respektojnë protokollin anti-Covid. Të gjithë basketbollistët që do të hyjnë në palestër do të kenë të paktën 3 teste radhazi negative.

Duke nisur nga data 4 dhjetor do të lejohen stërvitjet ekipore, pasi lojtarët të kenë kryer 2-3 teste anti-Covid gjatë këtyre ditëve. Siç dihet, sezoni sportiv 2020-2021 në NBA do të nisë më 22 dhjetor dhe ekipet do të luajnë 74 ndeshje në sezonin e rregullt. Është vendosur që ekipet të bëjnë një pushim 5-ditor më datat 5-10 mars, ku pritet të zhvillohet eventi i “All Star Game”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll,…