Më 11 maj fillojnë dëgjimet publike në Prizren për kornizën afatmesme buxhetore

05 maj 2021 | 16:32

Komuna e Prizrenit do të organizojë katër dëgjime publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku do të merren propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Në këto dëgjime, që do të mbahen në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ftohen përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, qytetarët, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e OJQ-ve të Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve të Komunës së Prizrenit dhe mediat lokale të Komunës së Prizrenit.

Për shkak të situatës pandemike, pjesëmarrja në këto takime do të jetë e kufizuar sipas distancës dhe hapësirës në sallë, si dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Për të mundësuar sa më shumë pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje, Komuna e Prizrenit këto dëgjime publike do t’i organizojë edhe në formën “online” përmes aplikacionit zoom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, ka vizituar të mërkurën Prishtinë,…