Më 12 qershor seminar për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë

08 qershor 2023 | 13:03

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës organizon seminarin e radhës për trajnerët e futbollit të klubeve të AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.

Në fakt, ky seminar është vazhdimësi e seminarit teorik të mbajtur në muajin shkurt. Tani seminari do të jetë i përqendruar në pjesën praktike.

Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për trajnerët e AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, derisa pjesëmarrja e trajnerëve të ligave tjera është e mirëseardhur. Seminari mbahet më 12 qershor, në orën 10:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez dukej po aq magjepsëse si kurrë më parë…