Më 15 dhjetor në Hagë mbahet koncerenca e radhës për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

03 dhjetor 2021 | 21:29

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë thënë se konferenca për rastin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,  do të mbahen më 15 dhjetor.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30.

Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin,” thuhet në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moment prekës. Katër pilotët e aeroplanëve që sollën kufomat e…