Më 28 korrik Bekim Jashari e zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

22 korrik 2021 | 22:22

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se më 28 korrik do ta zyrtarizojë kandidaturën edhe për mandatin e dytë për kryetar të kësaj komune.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se idealin e përbashkët për zhvillimin e komunës dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizon me veprimin e përbashkët dhe të pavarur për katër vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt. Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë. Ju mirëpresim!”, ka shkruar Bakim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Evropë,…