Më 29 shtator mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2022

22 shtator 2022 | 12:16

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 29 shtator 2022 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro. “Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, ka njoftuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Kjo ministri ka bërë me dije se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues, i  kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka marrë…