Më 7 prill zhvillohet ndeshja Inter – Sasusolo

24 mars 2021 | 17:41

Liga e Serisë A ka zyrtarizuar datën e ndeshjes Inter-Sasusolo, e shtyrë për shkak të infektimit të disa lojtarëve zikaltër me COVID-19 (D’Ambrosio, Handanoviq, De Vrij, Vecino dhe dy pjesëtare të stafit teknik).

Kjo ndeshje, që i përket javës së 28-të të Serisë A, do të zhvillohet më 7 prill, në orën 18:45.

Në të njëjtën ditë dhe orë do të luhet edhe sfida e prapambetur, Juventus – Napoli. Janë përcaktuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve nga java e 30-të deri në javën e 34-t

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta, në ditëlindjen e tij është bërë paksa…