Me aplikacionin “Stopp Corona” mund t’i identifikoni të infektuarit

01 prill 2020 | 09:36

Organizata e Kryqit të Kuq në Austri do ta prezantojë një aplikacion në smartphone të quajtur Stopp Corona i cili do t’i ndihmojë të gjithë qytetarët që të mbajnë shënim për personat me të cilët ka qenë në kontakt, por në mënyrë anonime.

Gerry Foitik nga bordi drejtues i Kryqit të Kuq shprehet se ky aplikacion ka për qëllim që ta lehtësojë punën e mjekëve dhe autoriteteve për t’i identifikuar personat me të cilët ka qenë në kontakt një i infektuar.

“Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë te ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID 19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu, ai do t’i ndihmonte autoritetet që t’i identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit për ta parandaluar përhapjen e virusit”, shprehet ai.

Por aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk do ta mbrojë kurrsesi anonimitetin e qytetarëve pasi aty do të regjistrohen numrat e identifikimit.

Por duke qenë se kjo është e parashikuar në ligjet evropiane në rastet e fatkeqësive natyrore, atëherë nuk mund të përbëjë ndonjë problem të madh. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në dorëheqje e Republikës së Kosovës, duke vazhduar angazhimin…