“Me Berishën deri në vdekje”, Stresi thumbon Luizin: Shumë e lehtë të shitesh sot

12 maj 2023 | 18:04

Paraditen e kësaj të premteje, dy ditë para zgjedhjeve, këngëtari i njohur Stresi ka publikuar një foto të 25 viteve më parë ku shfaqet fëmijë, krah Berishës, ndërsa thekson se u qëndron bindjeve të tij politike deri në vdekje.

“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e lehtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan ai.

Ky mesazh interpretohet si mesazh për fituesin e Big Brother 2 Albania, Luiz Ejlli, i cili sapo doli nga shtëpia shprehu publikisht mbështje ndaj kandidatit të PS-së në Shkodër Benet Beci, edhe pse në Big Brother ka shprehur hapur se mbështeste Berishën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, UP-ja ka inauguruar “Kopshtin…