Me dhimbje e përkujtojmë masakrën në Bair të Mitrovicës

14 prill 2024 | 09:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar Masakrën në lagjen Bair të Mitrovicës, në 25 vjetorin e saj.

Haradinaj me dhumbje e kujton atë “që i ndodhi vëllezërve dhe motrave tonë”.

“Përulemi para sakrificës së martirëve, që jetën ia falën atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se forcat serbe masakruan dhjetëra shqiptarë.

“Pas ndodhjes së masakrës, ata konsideroheshin të zhdukur, derisa u gjetën më vonë të shpërndarë në disa varreza masive”, tha ai.

“Edhe pas shumë vitesh, kryesit e kësaj masakre nuk janë vënë para drejtësisë. Është obligim i yni i përbashkët që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, theksoi kreu i AAK-së.

“Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka punuar ngushtë me SHBA-në,…