Më e mira e 2018-s, Elma Kameri: Të bëjmë prezantim dinjitoz në Evropë

23 janar 2019 | 14:23

Hendbollistja nga Gjakova, Elma Kameri për herë të dytën herë me radhë është shpallur lojtarja më e mirë e vitit në hendbollin e Kosovës.  kosovar. Në ceremoninë e mbajtur të hënën, Kameri është shpallur hendbollistja më e mirë për vitin 2018.

Elma luan në pozitën e bekut të majtë, ndërsa ka shkëlqyer gjatë vitit 2018 me fanellën e Istogut, duke e fituar Kupën e Kosovës, që është trofeu i parë. Poashtu udhëheq në tabelë pas stinorit vjeshtor me pikë të barabarta me Vushtrrinë.

“Viti 2018 ka qenë i suksesshëm si për skuadrën ashtu edhe për kombëtaren. Edhe për mua personalisht ishte një vit i suksesshëm. Po ndjehem e nderuar që e kam fituar këtë çmim në mesin e gjithë këtyre hendbollisteve cilësore”, ka thënë Kameri. Ajo ka premtuar se do të vazhdojë të jap maksimumin si për Istogun ashtu edhe për kombëtaren e Kosovës. Menjëherë muajin tjetër Istogun e presin dy ndeshje të vështira në Spanjë.

“Do të jetë vështirë, por me rëndësi është të japim maksimumin dhe të prezantojmë hendbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka theksuar Kameri, e cila ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit, ndërsa ka një dedikim për çmimin e lojtares së vitit. “Çmimin ja dedikoj familjes që më ka përkrahur gjatë tërë karrierës e poashtu trajnerit Faruk Shala që jep kontribut të madh për skuadrën”, ka thënë Elma Kameri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çudia në Turqi, një votuese është 165 vjeçe! Partitë politike…