Me GPS nga pas, Einxhel Shkira mëson vendndodhjen e Dj Dagz dhe prish surprizën!

19 qershor 2022 | 13:48

Një nga historitë e dashurisë që u krijua brenda spektaklit “Big Brother Vip Albania” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë është ajo mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz. Duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe shpesh here nuk kursejnë postimet në rrjetet e tyre sociale për të na treguar se sa të lumtur janë me njëri-tjetrin.
Së fundmi Eixhel ka postuar në ‘Instagram’ një pjesë nga biseda me ndjekëset e saj, të cilat janë tashmë si një ‘GPS’ ndaj partnerit të saj të zemrës duke i treguar moderatores kudo ku e shikojnë madje edhe duke prishur surprizat që Dagz bën për Einxhelin.
Epo të gjitha gocat do të donin ta kishin këtë mundësi për partnerët e tyre.

Einxhel ka postuar një video ku duket Dagz tepër i fokusuar në telefon dhe partnerja e tij na zbulon se cfarë po sheh me aq vëmendje. Mesa duket ‘fiksimi’ i Dagz qenka të shohë video-t e postuara në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Marilyn Monroe mori pjesë në festën e ditëlindjes së…