“Më jep 10 mijë euro ose do të vras”

05 shtator 2021 | 09:53

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar: B. A., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse është paralajmëruar se në muajin shtator do të mbahet…