Me këto fjalë emocionuese Afërdita Sopjani-Peci kujton ditëlindjen e bashkëshortit, Blerim Peci

01 gusht 2021 | 15:44

Producentja e RTK-së, Afërdita Sopjani-Peci, ka përkujtuar ditëlindjen e bashkëshortit të saj aktorit Blerim Peci, i cili u nda nga jeta para tri viteve.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar disa fjalë emocionuese për bashkëshortin e saj, aktorin e madh Blerim Peci.

“Fama tek ty ishte në proporcion të zhdrejtë me modestinë. Sa më shumë bëheshe ikonë e artit, aq më i thjeshtë bëheshe. Pate arritë kulmin e të dyjave. Pikërisht atëherë ike, duket se misioni yt këtu u përmbush. Urime ti që ne zemrën time ke vetëm Ditëlindje. Urime Ditëlindja në parajsë ❤ Blerim Peci”, ka shkruar Afërdita Sopjani-Peci.

Postimi i plotë i saj:

U katapultove në elitën e njerëzve që jetën e kanë mision dhe ëndrrën që të jenë të jashtëzakonshëm e kthejnë në vizion.
Fama tek ty ishte në proporcion të zhdrejtë me modestinë. Sa më shumë bëheshe ikonë e artit, aq më i thjeshtë bëheshe. Pate arritë kulmin e të dyjave. Pikërisht atëherë ike, duket se misioni yt këtu u përmbush.
Urime ti që ne zemrën time ke vetëm Ditëlindje.
Urime Ditëlindja në parajsë ❤ Blerim Peci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina,…