Me moton ‘Të gjithë në mbrojtje të ujit’ organizohet aksion për pastrimin përreth liqenit ‘Batllava’

20 shtator 2019 | 11:32

Nesër (e shtunë) fillim në orën 11:00  Orllan me moton ‘Të gjithë në mbrojtje të ujit’, organizohet aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava”. “OJQ ‘Sundimi i Demokracisë në Kosovë’ vazhdimisht ka organizuar aktivitete vullnetare në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht lumenjve që përshkojnë zonën e Orllanit. Fokusi do të jetë në Liqenin Batllava, duke pastruar sipërfaqen e cila ka mbetur pa ujë, si dhe pastrime nga mbeturinat brenda liqenit duke përdorur barkat”, është thënë në njoftimin e OJQ – SDK.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky i cili mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ SDK .

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten zyrtarisht u lansua programi i Skriningut të Kancerit…