Më të shtrenjta votat e LVV-së për Vjosën sesa dhjetra milionë për zgjedhje të reja
Ish-deputetja dhe profesoresha Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe, sipas saj, për “gënjeshtra të vazhdueshme”.
Përmes një postimi publik, Ismaili-Ahmeti tha se kryeministri “duket i lodhur”, por jo nga puna për qytetarët, “por nga pesha e gënjeshtrave të vazhdueshme”.
Ajo ka kërkuar përgjigje të qarta lidhur me zhvillimet politike dhe numrat në Kuvend, duke pyetur pse nuk janë siguruar 66 votat për një marrëveshje me LDK-në.
Postimi i plotë i saj:
Kryeministri sot duket i lodhur… por jo nga puna për qytetarët, por nga pesha e gënjeshtrave të vazhdueshme.
Mjaft më me mashtrime dhe justifikime! Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën: Pse nuk ia sigurove LDK-së ato 66 vota?
A ishin për ty më të shtrenjta votat për Vjosa Osmanin sesa dhjetëra milionë euro që do të digjen në zgjedhje të reja, për të cilat po derdh lot krokodili?
Pusho pak, z.Kurti, pusho së gënjyeri dhe fillo të japësh përgjigje të vërtetë, njëherë në jetën tënde politike!



