Medeliene Albright: Ne nuk do t’ju harrojmë asnjëherë, do ta keni mbështetjen tonë

12 qershor 2019 | 12:11

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medeliene Albright, në fjalën e saj në manifestimin qendror për 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës, ka thënë se Kosova shumë ka ndryshuar për këto vite.

“Kosova do të jetë një vend pjesë i OKB-së dhe strukturave euroatlantike. Ne asnjëherë nuk do t’ju harrojmë. E ardhmja u takon juve. Ju duhet të vazhdoni me punën dhe ne do t’ju mbështesim”, ka thënë Albright.

“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, ka thënë ish-sekretarja Albright.

Albright rrëfeu për një premtim që ajo ua kishte bërë para 20 vjetësh refugjatëve nga Kosova të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur në Maqedoni.

“Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, ka thënë Albright.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola përsëri ka theksuar vlerën e fitores së titullit…