Media britanike për Shqipërinë: Vendi mesdhetar ka çdo gjë me çmime të ulëta

07 gusht 12:13

Pavarësisht të kaluarës së errët të shekullit XX, Shqipëria është tani një parajsë për pushuesit, me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike.

Kështu e nis artikullin dedikuar Shqipërisë gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.

Artikulli i gazetës britanike i bën një pasqyrë të gjitha aseteve turistike të Shqipërisë, duke nisur nga natyra, me male, lumenj e det në pak kilometra e për të vijuar me monumentet e shumta historike.

Bashkë me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare, artikulli shkruan se në Shqipëri mund të shijohen të gjitha me çmime të ulta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Të apasionuarve pas historisë dhe trashëgimisë kulturore, u sugjerohet që përgjatë vizitës së tyre në Shqipëri, nuk duhet të lënë pa vizituar qytetet historike si Berati, Gjirokastra dhe Shkodra.

Vend të veçantë në artikull lihet edhe për Alpet, për të cilat gazetari anglez thotë se do iu ofrojnë të njëjtën magjepsje që i dhanë udhëtares britanike të shekullit 20’, Edith Durham.

Ndërsa sugjerimin për plazhe, “The Guardian” e nis nga Dhërmiu e për të vazhduar në të gjithë gjiret e Jonit, deri në Ksamil.

Në artikull ka një sugjerim edhe për ata që duan të mësojnë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të cilën rekomandohen disa pika në Tiranë, ku turistët mund të shohin transformimin që ka pësuar vendi në 30 vite.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat…