Mediet Britanike: Kosova nxori në pah pikat e dobët ta Anglisë

11 shtator 2019 | 14:39

Ndonëse Anglia fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Kosovës,  nuk kanë munguar kritikat. “Daily Mail” shkruan se Kosova ka treguar anët e dobëta të Anglisë dhe se kjo skuadër që fillimisht dukej se do të  ishte pretendente për Euro 2020, tashmë shpresat janë dobësuar.

Roy Keane i tha ITV se ishte një lojë e shkëlqyer për tu parë, por lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritikë.

‘Anglia ka akoma shumë zakone të këqija. Ndonjëherë lojtarët mërziten kur loja duket  se po mbaron dhe bëhen më të ngadalte”.

“Daily Mail” shkruan se skuadra e Anglisë duhet të ishte më e egër në fushë, pavarësisht rezultatit.

“Anglia mundi një ekip futbolli, që kishte bërë 14 ndeshje pa një humbje dhe duke garuar në një epërsi 5-1  në pjesën e parë. Mbrojta e Anglisë ishte e ngathët dhe e prekshme; lojtarët hoqën dorë nga 3 gola, kundër një kombi të ri”, raporton “Daily Mail”.

Fillimisht mund të thuhej se Anglia ka një shans të mirëfilltë në Kampionatin Evropian verën e ardhshme; por me ndeshjen me Kosovën, “Daily Mail”, shkruan se kjo skuadër mund të zhvishet  në mënyrë të tmerrshme nga çdo komb me shpresë, për të fituar turneun.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shënuar rritje për 1.4 për qind Indeksi i Kostos…