Mediet serbe vazhdojnë propagandën

09 nëntor 2023 | 08:17

Më 06.11.2023 në rrjetet sociale serbe, të cilat publikojnë materiale me përmbajtje nacionaliste, është publikuar një lajm se në komunën e Graçanicës, përkatësisht në fshatin Suvi Do, afër Lipjanit, ka ndodhur një vjedhje në një shtëpi, veç kësaj në muret e kësaj shtëpie propagandohej se e kanë shkruar një grafit me anakronimin UÇK. Këtij njoftimi i kanë bashkangjitur një fotografi me mbishkrimin e një grafiti UÇK e cila në realitet nuk ekziston.

Sipas hulumtimeve të “The Geopost”, fqinji i pronarit të shtëpisë N. M. ka raportuar në polici se fqinjit të tij I. Dj., i cili nuk jeton në Kosovë, i është vjedhur një frigorifer i përdorur të cilin e ka pasur në pjesën e jashtme të shtëpisë, por qe nuk përmendën as grafitë e as të dyshuarit.

Mediet serbe kanë publikuar fotografi të rreme me grafitin UÇK dhe e kanë ndërlidhur rastin duke e cilësuar se kjo vjedhje është kryer nga shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot…