“Meka Halal Food” ekzekuton pagën e 14-t për punëtorët e saj

15 janar 2021 | 15:05

Burim Piraj, pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, ka bërë me dije se të premten ka ekzekutuar pagën e 14-t për punëtorët e tij.

Ai ka thënë që me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve, kanë arritur t’ia sigurojnë punëtorëve pagën e 14-t.

“Rroga e 14-t u ekzekutua edhe sivjet ashtu si vitet më parë!. Zoti na mundësoftë edhe më shumë sukses dhe shëndet! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë çdo individ që blen prodhime vendore!”, ka shkruar Piraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i Jakup Krasniqit, Abdyli do të jetë pjesë e…