Melania nuk del më me presidentin në fushatë

21 tetor 2020 | 08:46

Melania Trump nuk del më me presidentin në fushatë. Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, nuk mori pjesë të martën në një tubim fushate me presidentin Donald Trump për shkak të një kolle të zgjatur nga Covid-19, sipas shefes së personelit të saj, Stephanie Grisham.

Grisham tha të martën se shëndeti i zonjës Trump vazhdon të përmirësohet çdo ditë pasi ajo dhe presidenti njoftuan në fillim të tetorit se ishin infektuar me koronavirus, njofton VOA.

Zonja e parë ka vendosur të mos e shoqërojë presidentin Trump në një tubim fushate të martën mbrëma në Erie të Pensilvanisë si një “masë shtesë kujdesi”, tha zonja Grisham.

Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Covid-19, bëri paraqitjen e saj të fundit publike gjatë debatit të 29 shtatorit midis presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë…