Melinda “zhytet” në luks – I bën dhuratë vetes makinën me vlerë marramendëse | FOTO

09 tetor 2022 | 20:04

Melinda Ademi është një reperet, e cila ka fituar zemrat e publikut në një kohë shumë të shkurtër.

Fillimet nuk i ka pasur të lehta siç ka deklaruar vetë ajo, por tashmë numëron shumë hite muzikore, që i kanë sjellë sukses, por dhe shumë para.

Së fundmi rep-artistja, ka publikuar disa foto në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet me një makinë luksoze të tipit Audi A8L 5.0 TDI të vitit 2022.

Mediat raportojnë se vlera e kësaj makine kushton rreth 88 mijë euro, një shifër kjo goxha “e kripur”, dhe e pa kapshme për shumë artistë. Gjithsesi këngëtarja nuk ka hezituar t’ia bëjë këtë dhuratë vetes dhe të shijoje momente adrenaline në mjetin e saj të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali arriti një fitore spektakolare në shtëpi, duke mundur me…