Memli Krasniqi kërkon mobilizimin e shqiptarëve të Luginës për fitoren e Shaip Kamberit

24 maj 2022 | 17:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës të dalin masivisht për të votuar Shaip Kamberin për deputet, të dielën më 27 maj, pasi gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc.

Krasniqi ka kërkuar mobilizim për Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar si një patriot të guximshëm, që nga pozita e deputetit, ka punuar vazhdimisht për interesat e shqiptarëve në Luginë.

“Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, të dielën, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart. Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me…