Memphisi mposhtet Golden State, hedh kandidaturën për titull

12 janar 2022 | 16:06

Fitorja e 10-të radhazi në NBA për Memphis, që mposhtën me rezultat 116-108 Golden State, duke u konfirmuar si ekipi më i mirë aktualisht në kampionat.

Ja Morant po bëhet gjithnjë e më shumë lider i këtij ekipi e protagonist këtë sezon, duke realizuar edhe 29 pikë. Në kahun tjetër, Curry realizoi një “triple double” (27 pikë, 10 rebound, 10 asistime), por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. gjithsesi, suksesi i sotëm e bën Memphis si një kandidate serioze për titullin këtë sezon në NBA.

Në Lindje, ekipi i Chicago nis shkëputjen, pas fitores 133-87 ndaj Detroit. Një fitore kolektive, pasi 8 lojtarë të Bulls realizuan mbi 10 pikë. Në sekondat e fundit fitojnë edhe Clippersat, që mundën 87-85 Denver (Coffey 18 pikë), ndërsa Phoenix fitoi me rezultat 99-95 ndaj Toronto (Crowder 19 pikë), duke marrë kreun e renditjes në Perëndim.

Rezultatet: Washington-Oklahoma (122-118), Toronto-Phoenix (95-99), Chicago-Detroit (133-87), Memphis-Golden State (116-108), New Orleans-Minnesota (128-125), Clippers-Denver (87-85).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Gjilanit nga 1 janari deri më 11 janar…