Mërgimtari llapjan ndihmon familjet në asistencë sociale dhe nënat vetushqyese

07 gusht 2023 | 11:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Podujevë, Isak Shabani ka bërë të ditur se një mërgimtar llapjan i cili ka dëshiruar që të mos i bëhet publik emri i tij, ka dhuruar pako me ndihma për familjen në asistencë sociale si dhe për nenat vetushqyese. Këto ndihma kryesisht kanë qenë ushqime dhe janë shpërndarë nëpër këto familje në nevojë nga Rinia Demokratike e kësaj dege që vepron në Podujeve.

“Ndihma dhe solidariteti i mërgatës edhe sot nuk po na mungon”, ka shkruar Shabani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Isak Shabanit:

Ndihma dhe solidariteti i mërgatës edhe sot nuk po na mungon.

Rina e degës së PDK-së në Podujevë shpërndau pako ushqimore për NËNAT VETUSHQYESE dhe në disa familje në asistencë sociale.

Ju jemi falënderues mërgatës llapjanë gjithmonë dhe gjithnjë që edhe sot po tregohen solidar me NE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zjarrfikës dhe një pilot raportohet se kanë humbur jetën…