Merret vendimi, në Shqipëri nuk do futen makina më të vjetra se 10 vjet

03 nëntor 2018 | 17:04

Pas datës 2 dhjetor nuk do të lejohet më importi i makinave që kanë më shumë se 10 vjet që janë prodhuar.

Ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave që ka si qëllim që të minimizojë ndotjen e mjedisti që vjen si rezultat i makinave të përdorura dhe jashtë standadeve europiane.

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare do të hy në fuqi në 2 dhjetor të 2018, ndërkohë që për të gjitha makinat që janë importuar ne vendin tonë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por nuk kanë përfunduar proceduarat e regjistrimit do të lihet një afat deri në 1 mars të 2019, që të përfundojnë procedurat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një lajm shumë të mirë vendimin për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe krijimin e lehtësirave për ata që përdorin mjetet elektrike me zero ndotje në mjedis. Nga Njësia 7, ku prezantoi Buxhetin 2019 për banorët e zonës, por edhe bëri një bilanc të punëve të kryera në tre vitet e fundit, Veliaj tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero, si një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndotin mjedisin. Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës”, ka deklaruar Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni kombëtar në Iran ka raportuar se Irani ka filluar…