Mesazhi i kandidates për deputete, Rreze Dulit: Krejt dhe Drejt më 14 shkurt
12 shkurt 2021
| 20:41
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Rreze Duli, ka marrë pjesë në një aktivitet elektoral të LV-së në Fushë-Kosovë.
Ajo ishte e shoqëruar edhe nga lideri i LV-së, Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie në këtë qytet.
Duli e cila në listën e LV-së mban numrin 92, ka bërë thirrje që qytetarët më 14 shkurt të votojnë Krejt dhe Drejt.
“Fushë Kosova voton #KrejtdheDrejt më 14 shkurt! Ju faleminderit për mikpritje”, ka shkruar kandidatja për deputete Rreze Duli.




