Mesfushori i Interi e mposhti Covidin

27 nëntor 2020 | 14:10

Mesfushori Marcelo Brozoviç ka rezultuar negative ndaj koronavirusit dhe mund t’i bashkohet menjëherë skuadrës.

“Zikaltrit” kanë kompromentuar totalisht rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe tani vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të shtunën në orën 15:00 i pret një transfertë shumë e rëndësishme në kampionat.

Bëhet fjalë për ndeshjen në “Mapei Stadium” ndaj Sassuolos, skuadrës së vendit të dytë të kampionatit dhe Conte mund të llogarisë edhe mesfushorin kroat për këtë ndeshje, pasi freskia fizike e tij mund të jetë një armë më shumë. Brozoviç rezultoi pozitiv gjatë grumbullimit me kombëtaren kroate dhe u rikthye menjëherë në Milano, ku kaloi periudhën e izolimit në shtëpinë e tij, ndërsa të premten e ka kryer seancën e parë stërvitore në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erblina Hoxhaj shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së -I-IX,…