Mesiqi: Kosova dhe Serbia do të penalizohen për shkak të mosbashkëpunimit

23 shtator 2022 | 15:45

Mëngjesin e së premtes ka qenë prezent në prefekturën e qarkut të Vlorës një delegacion kroat i prefekturës së Medimurjes, së bashku me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Delegacioni kroat është pritur nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.

Pas përfundimit të takimit, Mesiqi i është përgjigjur interesit të gazetarëve fillimisht për “Ballkanin e hapur”.

Ai ka përshëndetur nismën dhe ka theksuar se është një luftëtar i madh për bashkimin dhe se vetëm Evropa e bashkuar mund të konkurrojë kënddrejtë ShBA-së, Kinës dhe Rusisë.

“Nëse vendet hapin kufijtë e tyre, atëherë do të thotë që qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe kështu rritet më tepër bashkëpunimi duke bërë që të kemi paqe në Rajon”, është shprehur Mesiqi.

I pyetur për vendimin e Kosovës për të qëndruar jashtë “Ballkanit të hapur”, Mesiqi ka dhënë këtë përgjigje:

“Tashmë Kosova është një fakt që Serbia nuk mund ta kundërshtojë. Shumë shpejt, Serbia dhe Kosova do të kuptojnë rëndësinë dhe penalizimet e mosbashkëpunimit”.

Kurse i pyetur në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Mesiqi është shprehur se vendet që janë anëtarësuar në BE deri më tani janë të lodhura nga Bashkimi Evropian, ndërsa ato të cilat presin anëtarësimin janë të lodhur nga pritja.

Sipas tij zgjidhja është nëse vendet që nuk janë anëtarësuar të përshpejtohen procedurat që të jenë edhe këto të fundit pjesë e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…