Messi flet rreth favoritëve për Ligën e Kampionëve

03 shtator 2018 | 20:49

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka komentuar skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe favoritët për ta fituar garën.

Sipas Messi, me largimin e Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventus, Real Madridi ka mbetur më pak i rrezikshëm. Juventusin e konsideron diçka më favorit për garën.

Të gjitha këto Messi i tha në një intervistë për “Radio Catalunya”.

“Real Madridi është më pak i fortë, pa Cristiano Ronaldon në skuadrën e tij, pasi që ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Messi.

“Juventusi është një favorit i qartë për të fituar Ligën e Kampionëve pasi tani ata kanë Cristiano Ronaldon”.

“Isha i habitur nga vendimi i tij, pasi nuk pritja që ai të largohej nga Madridi ose të shkonte në Juventus. Është një ekip shumë i mirë”, përfundoi argjentinasi.

Duket se 10shi i Barcelonës, me gjithë rivalitetin me CR7, ka respektin maksimal për të dhe e vlerëson lartë influencën e tij në skuadrat ku paraqitet. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes një…