Messi i barazoi rekordin historik, Pele: Dashuri si të tonat janë të rralla

20 dhjetor 2020 | 12:41

Leo Messi realizoi në barazimin e kundër Valencias (2-2). Argjentinasi gjeti golin e tij të 643 me Barçen duke barazuar rekordin e Peles.

33-vjeçari ka po aq gola sa Pele të shënuar me një klub dhe me siguri do e tejkalojë legjendën e Brazilit. Pele në krahun tjetër ka lënë një urim për Messin.

“Kur zemra vërshon nga dashuria, është e vështirë ta ndryshosh rrugën tënde. Ashtu si ti, unë e di se si është të duash të veshësh të njëjtën fanellë çdo ditë. Ashtu si ti, unë e di se nuk ka asgjë më të mirë se vendi ku ne ndihemi si në shtëpi”, ka shkruar Pele.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me…