Messi shkëlqen në fitore e Barcelonës

07 dhjetor 2019 | 23:21

Leo Messi ka shkëlqyer pesë ditë pasi u bë futbollisti i parë në histori që e fiton “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke shënuar het-trik në fitoren me rezultat 5-2 të Barcelonës kundër Mallorcas.

Ndeshja filloi me spektakël, pasi që në minutën e shtatë, portieri Marc-Andre ter Stegeni e asistoi golin e Antoine Griezmannit, që e zhvilloi rezultatin e ndeshjes. Ter Stegen arriti të asistojë për herë të dytë në këtë sezon, duke e dëshmuar vizionin dhe saktësinë e tij në pasime, edhe pse është portier.

Në minutën e 17-të dhe në minutën e 41-të, Lionel Messi  i shënoi dy gola të bukur, ndërsa në mes të tyre Mallorca tentoi të kthehet në ndeshje përmes golit të shënuar nga Ante Budimir. Para se të mbyllej pjesa e parë, Luis Suarez i mahniti tifozët në “Camp Nou” me golin e tij me thembër. Në pjesën e dytë, Budimir e shënoi sërish një gol për Mallorcan, mirëpo vëmendjen e mori Messi, i cili në minutën e 83-të e kompletoi het-trikun e tij.

Tani, Barcelona radhitet në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, me 34 pikë të grumbulluara, po aq sa Real Madridi, nga 15 ndeshjet e para – 11 fitore, një barazim, tri humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio mposhti Juventusin me shifrat 3-1 në një sfidë spektakolare,…