Messi shpallet Lojtar i Javës për herë të dytë me radhë në “Champions”

05 tetor 2018 | 18:43

Lionel Messi është shpallur Lojtar i Javës edhe për ndeshjet e dyta të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi mori këtë çmim pasi realizoi dy gola kundër Tottenhamit në fitoren 4 me 2. 32-vjeçari ishte më i votuari në garën me Paulo Dybalan, Neymarin dhe Edin Xhekon. Messi ishte shpallur Lojtar i Javës në Ligën e Kampionëve edhe në ndeshjen e parë të grupeve kur realizoi tre gola ndaj PSV-së. Argjentinasi ishte më i votuari nga tre pretendentët e tjerë: James Millner, Nabil Fekir dhe Paul Pogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas provave të lira në pistën e Suzukës, duket se…